1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Tentoi të hidhet nga kati i tetë i banesës, Policia e shpëton nga vetëvrasja një 23-vjeçare në Fushë Kosovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë të dielën në rrugën “Hashim Hajdini” në Fushë Kosovë, ku një vajzë ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, për motive ende të panjohura. Rasti tronditi familjen, të cilët arritën të kërkojnë ndihmë nga Policia, e cila shpëtoi familjaren e tyre.

Viktima, e moshës 23-vjeçare, është shpëtuar nga Policia në momentin e fundit, kur ajo veçse ndodhej në katin e tetë të banesës, prej ku deshi të hidhej për të bërë vetëvrasje.

Kjo situatë alarmoi jashtëzakonisht shumë familjen e saj, derisa zyrtarët policorë arritën në vendin e ngjarjes dhe pasi arritën të komunikonin me vajzën, e bindën për t’u larguar nga ballkoni dhe për ta hapur derën e banesës.

Sipas informacioneve të para, posa personi në fjalë u shpëtua, i është dhënë trajtimi mjekësor dhe më pas janë kryer ekzaminimet e nevojshme që çojnë në zbardhjen e rastit.

Ajo që dihet deri më tani është se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve, në drejtim të veprës “Tentim vetëvrasje”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img