Site icon PrishtinaPress

Tentoi të grabiste një pompë derivatesh, dënohet me pesë vite burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim kundër të akuzuarit, B.M., për veprën penale “Grabitje në tentativë”.

Ai është dënuar me burgim prej 5 vjetësh dhe do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 05.11.2022 e deri më datë 22.06.2023 dhe në arrest shtëpiak nga data 22.06.2023 deri me datë 17.08.2023.

“Me datë 01.09.2022 rreth orës 04.30, i pandehuri B.M së bashku me katër të pandehur të tjerë kishin tentuar që të grabisin pompën e derivative të naftës “Exfis” e cila gjendet në Komoran, në atë mënyrë që të maskuar dhe të armatosur me armë, ishin afruar deri te  pompa, mirëpo aty kishin vërejtur patrullën e policisë dhe pastaj me shpejtësi ishin larguar në drejtim të panjohur.”

Komunikata e plotë:

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit B.M

për veprën penale Grabitje në tentativë

Prishtinë, 22 gusht 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit B.M për shkak të veprës penale Grabitje në tentativë, nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 dhe 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari B.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesë (5) viteve, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 05.11.2022 e deri më datë 22.06.2023 dhe në arrest shtëpiak nga data 22.06.2023 deri me datë 17.08.2023.

Me datë 01.09.2022 rreth orës 04.30, i pandehuri B.M së bashku me katër të pandehur të tjerë kishin tentuar që të grabisin pompën e derivative të naftës “Exfis” e cila gjendet në Komoran, në atë mënyrë që të maskuar dhe të armatosur me armë, ishin afruar deri te  pompa, mirëpo aty kishin vërejtur patrullën e policisë dhe pastaj me shpejtësi ishin larguar në drejtim të panjohur.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Exit mobile version