Site icon PrishtinaPress

Tentoi të futej me armë në ambasadën e SHBA-së, arrestohet i dyshuari

Një shtetas gjerman është arrestuar në kryeqytetin e Paraguajit, Asuncion, i cili ka tentuar të hyjë në Ambasadën e SHBA-së pa dokumentet e nevojshme ndërsa në automjetin e tij janë gjetur armë të ndryshme.

Policia njoftoi se Philipp Kolberg, i cili ndaloi automjetin para ambasadës, në automjet kishte një pistoletë, një pushkë snajper, 30 deri në 50 plumba dhe dronë.

Kolberg, i cili tentoi të hynte në ambasadën amerikane me një jelek antiplumb për të kërkuar azil politik për shkak të kërcënimeve që mori, u arrestua pasi nuk kishte caktuar termin apo dokumentet e nevojshme. Lidhur me ngjarjen thuhet se është kontaktuar konsullata gjermane në Asuncion ndërsa ambasada amerikane ende nuk është prononcuar.

 

Exit mobile version