-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Tentoi të arratisej, shqiptari i kërkuar nga Interpol bie në prangat e policisë së Durrësit

Adem Dervishi i kërkuar nga Interpol ra në prangat e policisë së Durrësit, derisa tentoi të arratisej.

Gjatë operacionit policor “Sundimi i ligjit”, kur Dervishi ka parë se ndiqej nga ‘blutë’, është larguar me shpejtësi në një zonë me kallamishte dhe errësirë të plotë, por pas disa minuta ndjekjeje dhe kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë e lokalizuan dhe prangosën 38-vjeçarin.

Pas shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën dhe Interpol Romën, në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi me qëllim ekstradimin drejt Italisë, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

38-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Napolit, i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal
italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë ligj-zbatuese, vijon punën për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img