Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e Sorosit që ndodhet në New-York. Gazeta amerikane New-York Times njofton se në shtëpinë e Sorosit është dërguar një bombë e mbështjellë në një zarf,shkruan albeu.com.
Mësohet se bomba është zbuluar nga sigurimi i shtëpisë dhe menjëherë është lajmëruar policia e cila e ka shpërthyer bombën.
Në momentin që ka ndodhur ngjarja Soros nuk ka qenë në shtëpi.
Sorosi është i njohur për pikëpamjet liberale dhe ndikimin e tij për politikat paqësore në botë.
Ai gjithashtu njihet edhe si mik i ngushtë i Edi Ramës si dhe për ndikimin e tij në Ballkan.