Një grua në Suharekë ka raportuar në Policinë e Kosovës se një burrë ka tentuar ta dhunojë.
Bazuar në raportin e policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor teksa i dyshuari është arrestuar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
‘’Suharekë 06.04.2023-11:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”