Një sherr mes dy familjeve ka ndodhur sot në Klinë, ku të plagosur kanë mbetur dy persona nga të shtënat e armë zjarri.
Merret vesh se njëri nga personat e plagosur është djali i asamblisitit të Vetëvendosjes në këtë komunë, Zafer Gashit, Fitimi.
Gashi sipas burimeve është 31 vjeçar ndërsa personi tjetër i plagosur është Rasim Sali Dakaj( 1957).
Lidhur me rastin policia ka arrestuar tashmë 5 persona dhe ka sekuestruar dy armë.
Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë.
“Lidhur me rastin Policia tashmë ka arrestuar 5 persona, dhe janë sekuestruar dy armë dhe fishekë”, tha shkurt Rugova.