0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Tentimi i spiunes së Putinit për të hyrë në Kosovë pak ditë pasi Vuçiqi gati sa nuk e nisi luftën

Situata që e solli një atmosferë lufte në veri të Kosovës mbrëmjen e 31 korrikut, duket se është shtensionuar pak me ndërhyrjen e SHBA-së. Kështu, Rusia nuk duket e kënaqur. Një spiune e inteligjencës ushtarake të Putinit të shtunën u ndalua në një tentim për të hyrë në Kosovë.

Pak ditë pasi mosmarrëveshjet Kosovë – Serbi iu afruan një konfrontimi të armatosur të nxitur me shpejtësi nga Beogradi, Daria Aslamova, një spiune ruse e inteligjencës ushtarake të Putinit, të shtunën tentoi të hyjë në Kosovë. Policia e ndaloi dhe ajo aktualisht është në mbajtje, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi sot se e ka shpallur atë person të padëshirueshëm, duke ia ndaluar hyrjen në Kosovë për 5 vite.

“Si Ministër i Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të mia ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj, Nenet 17 dhe 66 A, kam shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Asmalovan. Hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës”, shkroi Sveçla në Facebook.

Ai paralajmëroi masa të njëjta për këdo tjetër “që me qëllime apo direktiva të caktuara cënon apo tenton të destabilizojë vendin tonë”.

Siç njoftoi MPB-ja dje, shumë shtete kishin vërtetuar se Daria Slamova ishte angazhuar në spiunazh për Rusinë duke vepruar nën petkun e gazetares, duke ia ndaluar hyrjen.

“Sot, në pikë kalimin kufitar në veri të vendit është ndaluar Daria Aslamova. Shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares. E njëjta ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës”, njoftoi të shtunën Sveçla.

Ministri i rendit tha se institucionet e Kosovës “kanë qenë në dijeni për veprimtarinë e saj”, ndërsa theksoi se po vazhdonte angazhimi për “zbardhjen e qëllimeve të saj”.

Daria Aslamovas iu publikua një fotografi me ish-presidentin e Republikës Serbe të Bosnjës, kriminelin e dënuar me burgim të përjetshëm, Radovan Karaxhiq. 

Virussia, një faqe me seri dokumentarësh e ka publikuar këtë fotografi në Twitter, duke thënë se ajo ka korruptuar të intervistuarit e saj me shërbime seksuale.

“Gazetarja ruse (lexo spiunja????) Daria Aslamova korruptoi të intervistuarit e saj me shërbime seksuale. Sot në Kosovë, ajo tregoi se është thjesht një plakë e kohës së Putinit. Në këtë foto, së bashku me kriminelin serb Radovan Karaxhiq, ajo ishte një vajzë e re me shumë energji”, shkroi “Virussia”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img