-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Tentim vrasje në Prizren: Theret me thikë një 21-vjeçar, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Konfliktet mes të rinjve jo rrallëherë eskalojnë në përleshje fizike, e në përdorim të mjeteve të mprehta e armëve të zjarrit. Një rast i tillë i tentim vrasjes ka ndodhur në orët e para të së enjtes, në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren, ku për pasojë një 21-vjeçar ka mbetur i therur me thikë.

Këtë herë në rast janë përfshirë dy persona, që dyshohet se u kapën për motive akoma të panjohura, me ç’rast gjatë rrahjes, i dyshuari 20-vjeçar e ka goditur viktimën me thikë dhe për pasojë i njëjti ka pësuar lëndime të rënda.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije për Sinjalin se 21-vjeçari është dërguar me lëndime serioze në spital, por sipas informacioneve të para nuk ndodhet në rrezik për jetën.

Në anën tjetër, i dyshuari është arrestuar nga Policia dhe më pas është shoqëruar në stacion policor, por ka vendosur të mos deklarohet lidhur me rastin, por të mbrohet në heshtje.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe brenda afatit ligjor të dorëzohet kallëzimi penal.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img