-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Tentim vrasje në Prishtinë: Nxënësi 17-vjeçar i shkollës “Gjin Gazulli” ther me thikë shokun

Konfliktet mes të rinjve jo rrallëherë kalojnë në përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Motivet shpesh dalin të jenë banale dhe lidhen me probleme për të cilat ata nuk arrijnë të merren vesh dhe për pasojë futen në sherr. Një rast i tillë ka ndodhur dje në Prishtinë, ku mbeti i therur me thikë një nxënës.

Këtë herë në rast janë përfshirë një 17 dhe një 18-vjeçar, nxënës të shkollës së mesme “Gjin Gazulli”, që dyshohet se u kapën për motive akoma të panjohura, me ç’rast përleshja eskaloi deri në përdorimin e thikës.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima 18-vjeçar është dërguar në gjendje në spital dhe sipas informacioneve të para ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në anën tjetër, i dyshuari 17-vjeçar, është arrestuar nga Policia dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij në lidhje me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të caktohet masa e ndalimit për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe “Armbajtje pa leje”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img