Një person ka raportuar në polici se të enjten rreth orës 22:00, dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri afër shtëpisë së tij në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.
Policia menjëherë i është përgjigjur thirrjes dhe ka dalë në vendin e ngjarjes duke bërë fillimisht sigurimin e vendit derisa rastit i janë përgjigjur njësitet përkatëse të hetuesisë.
“Lidhur me rastin njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një fishekë”, thuhet në raportin e policisë.
Nuk është raportuar për të lënduar ndërsa rasti është nën hetime.