Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme në Gjakovë.
Lidhur me rastin për Klankosova.tv detaje ka dhënë drejtori rajonal i Policisë Lumni Graishta.
Graishta tha se nuk ka të lënduar nga ky rast.
“E kam pranuar si informacion se në Gjakovë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Rasti ka ndodhur rreth orës 16:45. Nuk ka të lënduar nga ky rast”, deklaroi Graishta për Klankosova.tv
“Viktima ka shkuar dhe e ka raportuar rastin në stacionin policor. Të dyshuarit janë identifikuar dhe janë në kërkim nga policia. Cak i sulmit ka qenë një veturë në lëvizje”, theksoi ai