Njësiti i hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, sot i ka arrestuar edhe tre persona të dyshuar, të cilët kanë qenë të përfshirë në rastin “tentim vrasje” që ka ndodhur dje në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Hetimi filletar dhe sqarimi i rrethanave rreth rastit, nga ana e hetuesve ka rezulltuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar:
R. I, mashkull, 19 vjeç dhe
G. H, mashkull, 19 vjeç.
Po ashtu masa e arrestit policor i është shqiptuar edhe njërit prej personave të lënduar:
A.V, mashkull, 19 vjeç, i cili po vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK.
Si ka ndodhur rasti?
“Me datën 04.03.2023 rreth orës 13:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë.
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona, njëri nga ta dyshohet të ketë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, njofton Policia./Indeksonline/