Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të mërkurën në mbrëmje, në fshatin Siqevë të Prishtinës, ku një person është qëlluar teksa ishte në veturë nga dy anët e rrugës nga së paku dy persona të dyshuar. Rasti tashmë është iniciuar dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme, raporton Sinjali.
Bazuar në informacionet e para, viktima nuk është plagosur, por në drejtim të veturës së tij është gjuajtur gjashtë herë.
Sinjali ka mësuar se viktima në dëshminë e tij të dhënë para hetuesve policorë ka deklaruar se vetëm njërin nga të dyshuarit ka arritur ta njoh – emrin e të cilit e ka zbuluar në Polici.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Gentrit Hamzën.
Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore për kapjen e të dyshuarve për këtë rast të tentim vrasjes.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.
Prishtinë 26.06.2024-19:08. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në lëvizje me veturë është sulmuar me armë zjarri nga tre persona. Si pasojë në veturë janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.