0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Tensioni i gjakut ndikon në tru dhe dëmton kujtesën

Humbja e kujtesës është një gjendje që trupi mund ta zhvillojë për shkak të shumë sëmundjeve.

Duke filluar që nga skleroza, alzheimeri e deri tek dementia që po përhapet me shpejtësi vitet e fundit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, sot në botë ka rreth 50 milion persona që vuajnë nga kjo sëmundje.

Teksa shumë studime kanë treguar se është më e përhapur tek gratë, kjo sëmundje mund të jetë e lidhur ngushtë  dhe me disa procese të tjera të trupit.

Në këtë artikull tregohet se si presioni i gjakut në zhvillimin e dementias apo “sëmundjes së harresës” ndër vite.

Lidhja mes dy sëmundjeve

Presioni i gjakut dhe ndryshimi i tij përgjatë viteve mund të sjellë një sërë pasojash.

Kështu ndodh edhe me zhvillimin ose jo të sëmundjes së dementias.

Ekspertët thonë se ka një lidhje domethënëse mes hipertensionit apo presionit të lartë të gjakut dhe shfaqjes në dementias.

Më të rrezikuarit sipas mjekëve janë ata që vuajnë nga hipertensioni në moshën e mesme.

Pra plakja e trurit apo humbja e kujtesës nga dementia e ka zanafillën e saj që nga problemet me presionin e lartë të gjakut.

Si ndryshon presioni i gjakut përgjatë viteve

Shumë funksione të trupit ndryshojnë përgjatë viteve dhe po kështu edhe presioni i lartë i gjakut.

Sipas mjekëve presioni i gjakut ndryshon disa herë gjatë jetës dhe veçanërisht gjatë moshës së mesme dhe të moshuar.

Për të gjithë personat që kanë përjetuar gjatë këtyre dy periudhave të paktën një herë hipertensionin, prekja nga dementia është më konkrete.

Gjithsesi më të rrezikuarit janë personat që vuajnë nga hipertensioni pas të 50-tave.

Ndërsa rreziku ulet për personat që vuajnë nga hipertensioni në moshën e tretë

Në zhvillimin  e sëmundjes dhe hipertensionit përveç moshës dhe gjinisë ndikon edhe stili i jetesës.

Ndër armiqtë më të mëdhenj të trurit janë alkooli, duhani, mungesa e gjumit apo kequshqyerja. / AgroWeb.org/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img