Site icon PrishtinaPress

Tensionet në Veri, Presidentja e Kryeministri në takim urgjent me ambasadorin Hovenier

Pas situatës së krijuar në veri të vendit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu dhe kryeministri Albin Kurti janë takuar me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier.

Lajmi është konfirmuar nga këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

Në takim po merrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me dy zëvëndëskryeministra.

Kryeministri Kurti i është drejtuar popullit më herët, pasi nisi vendosja e barrikadave në veri të vendit.

Ndërsa, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka fajësuar institucionet kosovare për situatën në veri të vendit.

Exit mobile version