0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Tensionet në Veri, Ministri i Jashtëm i Italisë telefonon Kurtin dhe Vuçiqin

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, sot ka bërë të ditur se ka telefonuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me zhvillimet në veri.

Tajani ka potencuar se Kurtit dhe Vuçiqit u ka kërkuar që të shmangin veprimet e njëanshme.

Ai ka shkruar se tensionet në Veri të Kosovës rrezikojnë stabilitetin e rajonit , derisa ka kërkuar që të nxitet avancimi i dialogut mes dy shteteve.

“Tensionet në veri të Kosovës rrezikojnë stabilitetin në rajon. I telefonova presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti, duke iu kërkuar që të shmangin veprimet e njëanshme. Italia dëshiron të jetë protagoniste e paqes në Ballkan.Le të nxisim dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. ”, ka shkruar Tajani në Twitter.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img