1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Tensionet në Veri – mblidhen Osmani, Konjufca, Kurti, Gërvalla e Sveçla, opozita refuzoi pjesëmarrjen

Krerët e shtetit janë mbledhur sot pas tensioneve të shkaktuara nga vendim i fundit i qeverisë për reciprocitetin me dokumente me palën serbe, shkruan Insajderi.

Në takim të ftuar sipas komunikatës së presidencës ka qenë edhe opozita por që njëjtit nuk kanë marrë pjesë.

Takimi është realizuar me qëllim të vazhdimit të koordinimit ndërinstitucional në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.

Njoftimi i plotë: 

Sot, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Zëvendës Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Shwarz, si dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë realizuar takim më qëllim të vazhdimit të koordinimit ndërinstitucional në lidhje me zhvillimet e fundit në vend. Në takim ishin të ftuar edhe liderët e opozitës të cilët nuk kanë marrë pjesë.

Megjithatë, institucionet e vendit do të vazhdojnë kontaktet e rregullta dhe konsultimet me opozitën, me qëllim të koordinimit mbi çështje të interesit nacional.

Po ashtu, do të vazhdohet koordinimi i plotë dhe komunikimi i rregullt me aleatët strategjik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img