Site icon PrishtinaPress

Tensionet në Veri – Kurti merret sërish me mediat, kjo është kërkesa e tij

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është duke mbajtur konferencë për media lidhur me situatën e shkaktuar në veri të vendit.

Kurti qysh në fillim u morë me mediat. Kërkojë që mediat vendore të mos publikojnë lajme nga Beogradi.

Ndërkohë konfirmoi se nuk ka pasur asnjë policë të plagosur.

“Mbrëmë ka pasur të shtëna me armë zjarri drejt policisë 9 barrikada me njerëz të armatosur kanë ndaluar automjete e ata këmbësor”, tha Kurti.

“Fatmirësisht nuk ka të plagosur siç u lajmërua rrejshëm nga një portal.

“Ju lutemi të gjithë punonjësve të mediave. Njoftimet që vijnë nga Beogradi e Moska mos ti përhapin si lajme e fakte, meqë bëhet fjalë për shtete autoritare pa lirë të medias atje”, tha kryeministri para gazetarëve përcjell Insajderi.

Kurti tha se lidhur me situatën në veri është në kontakt të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë.

“Kam qenë në kontakt me partnerët tanë Josep Borrell dhe Jeffry Hovinier, të cilin e falënderojë që kontribuojë për zbutjen e e situatës”, tha Kurti. 

Kryeministri shtoi se pikat kufitare Jarinje e Bënjak mbeten të bllokuara, teksa në të gjitha pikat tjerë kufitare deri në ora 12:00, 1500 qytetarë janë pajisur me dokumente.

Exit mobile version