8.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Tensionet në veri, gjykatësit shqiptarë shpërngulen në jug të Mitrovicës

Gjykatësit shqiptarë, si dhe i tërë stafi i Gjykatës Themelore të Mitrovicës – divizioni penal, të cilët kanë shërbyer në objektin e kësaj gjykate në veri të Mitrovicës, janë shpërngulur të martën në objektin e Gjykatës Themelore – divizioni civil, i cili ndodhet në jug të këtij qyteti, raporton KosovaPress.

Kjo, për shkak të pasigurisë dhe pamundësisë së lëvizjes së lirë, pas vendosjes së barrikadave më të reja sot në atë pjesë të Mitrovicës.

Më 7 nëntor, pas largimit të Policisë në Veri të Mitrovicës, deputetëve të Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, janë larguar edhe gjykatësit dhe prokurorët serbë.

Ndërsa, kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviç ishte shpreh se lëndët që i kishin zyrtarët serbë, janë bartur te kolegët e tyre shqiptarë.

“Dje thashë gjithçka që kisha, dhe për sa i përket organizimit të punës, u morëm vesh me kolegët gjatë gjithë mëngjesit dhe bëmë një plan të mirë që të mos humbasim asnjë afat, që gjithçka të jetë në përputhje. Duhet të jetë”.

“Kolegët tanë shqiptarë kanë marrë përsipër lëndët tona, lëndë që janë të natyrës urgjente dhe mendoj se për momentin kanë problem të madh se si ta organizojnë të gjitha”, tha ajo.

Ndryshe, largimi më i bujshëm është ai i rreth 400 policëve serbë të Kosovës në veri.

Situata e tensionuar në Veri të Kosovës që nga muaji nëntor është përshkallëzuar pas arrestimit të ish-policit me kombësi serbe, Dejan Pantiç, i cili dyshohet për sulmin e 6 dhjetorit në zyrën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Veri.

Ai ishte larguar nga radhët e policisë bashkë me afër 600 të tjerë meqë kolektivisht vendosën ta braktisin forcën policore me urdhër politik të Listës Serbe për të lëshuar institucionet në të gjitha nivelet.

Për shkak se barrikadat kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë këto dy pika janë mbyllur për qarkullim.

Edhe pse institucionet e Kosovës thanë se kanë kapacitete për largimin e barrikadave të ngritura në Veri, ata shtuan se i kanë dhënë kohë misionit të NATO-s, KFOR, që ta bindë komunitetin lokal që t’i largojë vetë ato./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img