5.9 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Tensionet Bullgari-RMV | Bujar Osmani: Nuk lejojmë fyerjen e maqedonasve

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani së bashku me kolegun e tij bullgar, Nikollaj Millkov, vizituan të dielën në spital qytetarin me origjinë bullgare që u sulmua në Ohër.

Hristijan Pendikov, drejtues i shoqatës ‘Mbreti Boris i Tretë’, e cila ka në fokusin e saj të drejtat e komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut, u sulmua të enjten nga tre persona në lokal. Sipas 21-vjeçarit, agresorët e dhunuan për shkak të aktivitetit të tij për bullgarët që jetojnë Maqedoninë e Veriut.

Osmani duke shprehur keqardhje për incidentin i ka uruar shërim të shpejtë Pendikovit. Gjatë vizitës në Sofje, Osmani shprehu besimin se rasti do të zbardhet shumë shpejt.

“Më vjen keq për këtë incident. Një akt i tillë nuk pasqyron vlerat e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të shoqërisë sonë multietnike. Maqedonia e Veriut do të kujdeset që të ketë zero tolerancë ndaj dhunës, për çfarëdo problemi e më së paku ndaj bashkëjetesës ndëretnike, e cila është diçka e shenjtë që ne e kemi ndërtuar në 30 vitet e fundit”, theksoi ai.

Ministri Osmani tha se komuniteti bullgar do t’i ketë të gjitha të drejtat, liritë dhe privilegjet si çdo komunitet tjetër. Por ai shtoi se nuk duhet të ketë provokime nga politikanët bullgarë.

“Çdo vizitë e politikanëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut me qëllim fyerjen e popullit maqedonas, do ta trajtojmë seriozisht dhe kjo do të jetë vizita e fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai rreth vicioz në të cilin jemi duhet të ndalet”, u shpreh Osmani.

Dhuna ndaj Pendikov rriti tensionet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në Sofje u paralajmëruan protesta, ndërsa zyrtarët bullgarë kanë kërkuar që çështja të trajtohet edhe në institucionet e Bashkimit Europian. /Euronews albania

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img