Një incident ka ndodhur pak para derbit të kryeqytetit, mes Tiranës dhe Partizanit.
Teksa autobusi i bardhebluve po kalonte pranë stadiumit për t’iu drejtuar hyrjes nëntokësore të parkingut të impiantit, tifozët e Partizanit, edhe pse kishte forca policore që shoqëronin automjetin, kanë sulmuar autobusin duke thyer xhamat e tij.
Tifozët e Partizanit ia kanë dalë të ndalojnë autobusin e kundërshtarëve, ku nuk kanë munguar hedhjet e sendeve të forta. Një situatë e turpshme që tregon përsëri se edhe ky derbi, si ata të mëparshmit, do të dhurojë shfaqje të pakëndshme.