Pas përfundimit të fjalimit të kryeministrit Sali Berisha në protestën e 12 nëntorit, pati thirrje për të ndezur qirinj për të ndjerët që Partia Demokratike akuzon se janë vrarë nga shteti.
“Kjo protestë madhështore nuk mund të mbyllet pa nderuar kujtimin e atyre që dora e pushtetit i vrau, arma e pushtetit i vrau. Ardit Gjoklaj, Klodian Rasha, Lear Kurti. Ju ftoj që në dyert e Kryeministrisë të ndezim qirinj në kujtim të jetës së tyre”.
Ishte kjo thirrja që më pas çoi një numër të lartë protestuesish në drejtim të godinës. Ata çanë kordonin e policisë për të vijuar me ndezjen e qirinjve dhe hedhjen e bojës në dyert e kryeministrisë.
Protesta ka nisur pak më pas orës 16:00, nga u lajmërua fillimisht. Pati një numër të lartë qytetarësh me pankarta në duar që kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama. Gjithçka shkoi e qetë deri në momentin që Berisha përfundoi fjalimin. Pas largimit të kryedemokratit filluan dhe tensionet.
Kryeministria u blindua para se të niste gjithçka, ndërsa shtyllat ndriçuese u grasuan.
Në tarracat e institucioneve përgjatë bulevardit ka efektivë gjithashtu./euronewsal
FOTO: