Në Kuvendin e Kosovës, pati tensione edhe pas rikthimit në sallë, pas disa orë ndërprerje për shkak të një përleshje fizike që ndodhi në mesditë mes pjesëtarëve të Qeverisë Kurti dhe deputetëve të PDK-së.
Situata pas rikthimit esklaoi, pasi deputetët e PDK-së nuk pranuar propozimin e Kryeparlamentarit Glauk Konjufca që të tejkalohet diskutimi i mëhershëm që çoi në përleshje, e që kishte të bënte me audio-incizimet e bisedave të Mimoza Kusarit të LV-së me Slavko Simiqin e Listës Serbe.
Derisa sigurimi e ka rrethuar Kryeministrin dhe deputetë të pozitës dhe opozitës po qëndrojnë para foltores, me përplasje mes vete, deputetja Adriana Matoshi e ka shtensionuar për pak situatën.
Aktorja ka dalë me një letër të bardhë duke e endur përpara turmës së krijuar te foltorja dhe e ka kthyer atë edhe kah deputetët që po qëndrojnë te ulëset e tyre.
Edhe më parë, gjatë një ndërprerjeje të seancës, deputetja Matoshi është parë e relaksuar në vendin e saj, duke qeshur e folur me pak kolegë që s’kishin shkuar te foltorja.