Site icon PrishtinaPress

Tensione në Hagë, komandanti Ismet Tara: Ose shfaqne dokumentin, ose nuk jap asnjë përgjigje

Me tensione po përcillet seanca në Hagë ku po dëshmon komandanti Ismet Tara.

Ai ka kërkuar që të shfaqet një dokument, në të kundërtën nuk do të ofrojë asnjë dëshmi në gjykatë.

Tara ka theksuar se mund të merren çfarëdo masa ndaj tij.

“Në atë dokument jam përshkruar si tradhtar i kombit, i UÇK-së, dhe popullatës së larguar nga Kosova, unë nuk do të jap asnjë njohuri pa u pastruar komandant Hoxha. Prej këtij momenti nuk flet asgjë. Seanca do të mbyllet, unë asnjë përgjigje nuk do të jap”, tha ai

Exit mobile version