Ka ndodhur një përleshje në ndeshjen e Zvicrës përballë serbisë.
Ishte minuta e 67-të e ndeshjes, ku ndodhi një tollovi pranë bankës rezervë të skuadrës serbe.
Breel Embolo pati konflikt me serbët që kërkonin penallti, derisa sulmuesit i erdhi në ndihmë edhe kapiteni Granit Xhaka së bashku me Remo Freuler e lojtarët e tjerë të Zvicrës.
Përkundër se serbët bënin fjalë, Xhaka tregoi trimërinë e tij dhe liderin, duke i sharë edhe në gjuhën shqipe pasi vërehej qartë nga lëvizjet e buzëve.
Nuk mungoi edhe një gjest nga Graniti, duke ia treguar vendin serbëve e që gjesti i tij është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale.