13.6 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Tension në Leposaviq: Serbët kërkojnë nga KFOR-i që të mos lejojë askënd të hyjë në ndërtesën e komunës

Ish-kryetari i komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq, së bashku me një grup serbësh të grumbulluar, të cilët sot në mëngjes në shenjë proteste iu afruan hyrjes së ndërtesës së komunës, kur në të hyri Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi.

Ata kanë kërkuar nga komandanti i KFOR-it hungarez të mos lejojë askënd të hyjë në ndërtesën e komunës.

Në një moment atmosfera u tensionua, teksa serbët bërtisnin “jashtë, jashtë”, dhe në hyrje të ndërtesës së komunës u ndaluan nga ushtarët e KFOR-it, pas të cilëve qëndron një grup i Policisë së Kosovës.

Ndërkohë po bëhen gati 20 ditë që serbët po protestojnë prezencës së Policisë së Kosovës e kryetarit të ri të Leposaviqit, Lulzim Hetemi brenda objektit të komunës. Ata janë revoltuar edhe sot kur po raportohet se ministri Elbert Krasniqi u pa duke hyrë në këtë komunë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img