Tenori i njohur kosovar Ramë Lahaj, u prit sot në takim nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Lahaj më 2 gusht në kryeqytet do të performojë në një event të madh operistik.
Në këtë organizim do të jetë edhe tenori amerikan Charles Castronovo.
Hovenier tha se ky organizim do të jetë madhështor.
“Gjithmonë një kënaqësi për të mbështetur diplomacinë muzikore dhe shkëmbimin kulturor”, tha diplomati amerikan.