3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Tenistja ukrainase shpërthen në lot pasi mundi kundërshtaren ruse, refuzoi t’ia zgjaste dorën

Tenistja ukrainase, Marta Kostyuk e ka fituar titullin e saj të parë WTA pasi e ka mposhtur rivalen e saj ruse në ATX Open.

Pas fitorës 2-0, kundrejt Varvara Gracheva, ajo ka refuzuar t’ia zgjas dorën kundërshtarës.

Kostyuk ia ka shtrënguar dorën referit, por më pas e ka injoruar rusen duke vrapuar përreth fushës për ta festuar fitoren para tifozëve.

Para tyre ajo nuk ka mundur t’i mbajë lotët dhe ka rënë në gjunjë duke qarë, ndërkaq fitoren ia ka dedikuar njerëzve që kanë vdekur duke luftuar për Ukrainën.

“Të jesh në pozicionin që jam tash, është ekstremisht speciale ta fitosh këtë titull. Dua t’ia dedikoj këtë titull Ukrainës dhe të gjithë njerëzve që po luftojnë dhe që kanë vdekur deri tash”, ka thënë ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img