7.1 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Tenderi me qumështin, Prokuroria nis hetimet ndaj Shpend Ahmetit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit për tenderin me qumështin, ndërsa Komuna ka paralajmëruar se është duke përgatitur padi ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për shpifje.

Ish-bashkëpartiakët e tij të dikurshëm, aktivistë të Vetëvendosjes, ditë më parë kanë bërë kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për siç thonë ata, keqpërdorim të 530 mijë eurove në tenderin për furnizim me qumësht për nxënësit e klasave të para dhe të pesta.

Për rastin në fjalë, Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka filluar hetimet.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka thënë për lajmi.net, se lënda ka arritur në Prokurori, mirëpo nuk ka pranuar të jap më shumë detaje.

“Lënda ka mbërri tek ne, është nda. Prokurori e ka marr lëndën, sigurisht që do të zhvillohen hetimet. Por ende nuk mund të flasim se është herët”, ka thënë Beka për lajmi.net.

Në anën tjetër, Komuna e Prishtinës, për lajmi.net ka thënë se janë duke përgatitur padi kundër Lëvizjes Vetëvendosje për shpifje.

“Ai është kallëzim penal i rrejshëm, dhe në raste të tilla vet prokuroria mund të ngritë kallëzim penal ndaj tyre. Sidoqoftë, ne jemi duke e përgatitur padinë për ta”, ka thënë zëdhënësi i Komunës Adonis Tahiri.

Tahiri, po ashtu ka  sqaruar për lajmi.net se çështja e tenderit me qumështit ka qenë e qartë prej fillimit, sipas tyre në tender, fiton kompania që oferton çmimin më të lirë.

“Çështja e qumështit ka qenë e qartë prej fillimit. Në tender, fiton kompania që oferton çmimin më të lirë. Për secilën pako të qumështit, nënshkruhet ditën që arrin në shkollë. Ne nxënësit i furnizojmë me kifle dhe qumësht, gjë të cilën VV ende nuk po arrin ta bëjë në Prizren. Këtu është problemi i tyre. Të shohim se me çfarë çmimi po e marrin qumështin ata, nëse ndonjëherë e nisin këtë projekt. Ne paguajmë për pako të qumështit, shumë më lirë sesa çmimi i tregut”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa, sipas Vetëvendosjes, në periudhën 2014-2015 në tenderin për qumësht për klasat e para deri te të pestat oferta për një qumësht të vogël ka qenë 10 cent dhe se fitues i këtij tenderi ka qenë “Devolli group” Sh.P.K, me qumështin Vita ku vlera e përgjithshme e kontratës ka qenë 200 mijë euro, kurse për vitin 2018 i njëjti tender me të njëjtin numër të njësive për të njëjtin numër të nxënësve i ka kushtuar komunës 733 mijë e 698 euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img