Gjatë ditës së sotme, Korporata Energjetike e Kosovës pezulloi me efekt të menjëhershëm nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv, Nagip Krasniqi.
Ky i fundit aktualisht është në paraburgim, si masë e kërkuar nga Prokuroria dhe e miratuar nga Gjykata Themelore, pas dyshimeve për korrupsion në një tender që parashihte rimontin e njërit bllok të termocentralit Kosova A.
Po sot, u emërua edhe zv.Kryeshefi Ekzekutiv. Këtë pozitë tash e tutje do ta mbajë Përparim Kabashi. Kabashi deri sot ishte Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.
Megjithatë, raportohet se as ky nuk është shumë i pastër. Gjithnjë sipas Periskopit, që ka siguruar edhe një dokument, në mars të vitit 2022 kishin filluar hetimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Kabashi dyshohet se nuk e ka verifikuar nëse procedurat e zhvilluara për “Shitjen e Thëngjillit” në vlerën prej 1.6 milionë eurove kanë qenë në përputhje me ligjin në lidhje me aktivitetin e prokurimit.