Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag thotë se ai e dinte saktësisht se çfarë po merrte kur nënshkroi Casemiro nga Real Madrid.
Transferimi i Casemiros në ‘Old Trafford’ bëri bujë të madhe, ndërsa kanë kaluar vetëm disa muaj tashmë ai ka fituar trofeun e tij të parë me skuadrën pasi shënoi në fitoren e fundit të Carabao Cup ndaj Newcastle.
Trajneri i ‘Dajajve’ mes shumë të tjerëve, ka thur shumë lavdërime për mesfushorin brazilian dhe thotë se ai e dinte që mesfushori do të përmirësonte skuadrën e tij.
“Casemiro nuk më ka befasuar – absolutisht jo. Unë e dija se çfarë lojtari madhështor ishte ai. Vetëm shiko profilin e tij, të gjitha kupat që ai fitoi, kjo nuk është rastësi. Si Raphael Varane, ai ka fituar pesë ligat e kampionëve, kjo nuk është një rastësi”, tha ai.
“Për mua është gjithmonë e njëjtë, ju keni lojtarë që fitojnë, dhe që fitojnë gjithmonë, dhe lojtarët që janë të përulur në dhomat e zhveshjes, por në fushë ata marrin përgjegjësi”, përfundoi trajneri.
Kujtojmë që Casemiro nënshkroi kontratë me United deri në qershor të vitit 2026.