Manchester United mund të bëjë transfere të tjera deri në mbyllje të merkatos, ka thënë tutje menaxheri i Djajve të Kuq, Erik ten Hag
Erik ten Hag ka thënë që ai është i lumtur me skuadrën e tij por ende është në kërkim të transferit të fytyrave të reja para se merkato të mbyllet. Holandezi ka shpenzuar 165 milionë funte në Mason Mount, Andre Onana dhe Rasmus Hojlund por një mesfushorë defansiv mund të arrijë përsëri.
“Skuadra jonë është mbuluar mirë në të gjitha pozitat, por ne jemi Manchester United, ne gjithmonë kërkojmë për t’u përmirësuar dhe kur na vjen ndonjë mundësi ne do të sulmojmë”, tha Ten Hag gjatë konferencës për shtyp të premten. Ne gjithmonë shikojmë për mundësitë, mendoj që kemi skuadër të mirë, me këtë skuadër ne besojmë që do të arrim synimet tona”.
United arriti marrëveshje për ta shitur Harry Maguire në West Ham por transferi dështoi dhe Ten Hag e ka mirëpritur faktin që ish kapiteni ka mbetur në skuadër. Ai po ashtu i ka sugjeruar mbrojtësit për t’u përmirësuar nëse dëshiron që të jetë titullar.
“Jam i lumtur që ai është këtu, ne kemi nevojë për një skuadër më të madhe. Ne kemi katër mbrojtës, me Luke Shaw bëjnë pesë, ne kemi nevojë për të. Ne do të luajmë 60 ndeshje, shumë futbollistë tonë do të jenë më Kombëtare kështu që ne kemi nevojë për energji të reja”, tha menaxheri.
“Ai duhet të luftojë për vendin e tij. Varet nga ai. Ai e di çfarë unë pres prej tij. Ju e dini çfarë pres nga një mbrojtës, ai mund të ia dalë, ai ka aftësitë për ta bërë këtë, ai duhet t’i tregojë ato. Ka të bëjë me karakterin, të beson përsëri, për të luajtur një rol kyç – ai i ka të gjitha aftësitë për ta bërë këtë”.
Ten Hag po ashtu ka thënë që klubi është duke biseduar për t’ia zgjatur kontratën Jonny Evans, kontratë afatshkurtër. “Ne jemi në bisedime, kur ne do të kemi lajme do e themi atë. Në këtë moment (Evans nuk është gati) do të jetë kontratë afatshkurtër, ne po bisedojmë me të. Po, jemi të interesuar ndryshe nuk do kishim biseduar me të.