Abdusamed Shkodra, zëvendës komandant i Brigadës së Zjarrfikësve, u ka bërë apel qytetarëve të Kosovës, të kenë kujdes e të mos ndezin zjarre.
Ai u shpreh se me rritjen e temperaturave është rritur edhe rreziku për zjarre.
Shkodra theksoi se faktori njeri me dashje e ndonjëherë pa dashje shumë shpesh bëhet shkaktar i zjarreve.
“Bëjmë apel qytetarët të jenë të kujdesshëm, të mos mundësojnë rrezikun për zjarre. Gjithmonë bazohemi në rritjet e temperaturave gjatë sezonës, i marrim hapat që të përballemi me këto zjarre. Shkaktimi është për shkak të temperaturave. Faktori njeri me dashje apo dashje i shkakton, hedhja e cigareve, tash jemi edhe në fushatën e korrje-shirjeve, kemi përvojë të keqe, pronarët me qëllimin e tyre që mendojnë se është më mirë, i djegin arat. Këto po paraqesin rrezik të madh po del prej kontrolli”, tha ai në RTV Dukagjini.