Site icon PrishtinaPress

Temperaturat e larta: Ministria e Shëndetësisë merr vendim për kufizimin e orarit të punës

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për rikthimin e kufizimit të orarit të punës nga 14 gushti deri më datën 17 të muajit të njëjtë.

Kjo u bë me rekomandinin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për shkak të rritjes së konsiderueshme të temperaturave, ku qëllimi i këtij kufizimi të orarit është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve.

Gjatë periudhës së lartcekur, rekomandohet që të ndryshohen oraret e punës për të shmangur punën në orët më të nxehta të ditës, nga ora 11:00 deri në 16:00.

“Të aplikohet orari fleksibël i punës, që nënkupton lejimin e punëtorëve që të fillojnë punën më herët në mëngjes ose të punojnë nga shtëpia nëse ka mundësi;

Shtatzënat të lirohen nga puna gjatë orëve të pikut të nxehtësisë 11:00 — 16:00, ose të punojnë nga shtëpia;

Në oraret 11:00 — 16:00 ndalohet puna për qytetarët e prekur me sëmundje kronike, apo të punojnë nga shtëpia;

Të ndalohen punimet në sektorin e ndërtimtarisë, që janë të ekspozuara në diell gjatë orarit 11:00-16:00;

Të shpërndahen informacione përmes burimeve të informimit dhe broshurave e materialeve të tjera informuese për qytetarët për mënyrat e mbrojtjes nga nxehtësia;

Të sigurohen kontrolle mjekësore për të punësuarit që tregojnë shenja të stresit nga nxehtësia dhe që i janë ekspozuar nxehtësisë ekstreme;

Ata që merren me punët në bujqësi, të planifikojnë zhvillimin e tyre në mëngjes herët ose pasdite vonë për të shmangur ekspozimin në nxehtësinë e madhe.

Ky vendim është marrë duke pasur parasysh praktikat më të mira për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve gjatë periudhave me temperatura të larta”, shkruan në postimin e publikuar në Facebook nga Ministria e Shëndetësisë, raporton Klankosova.tv.

Vendimi paraprak për kufizimin e orarit të punës i lëshuar nga MSh-ja ishte më 12 korrik, i cili ishte në fuqi deri më 20 korrik.

Exit mobile version