Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka rekomanduar se meqë temperaturat do të jenë të larta të kufizohet sa më shumë dalja e qytetarëve në rrezet e diellit nga ora 10:00-17:00.
Ky rekomandim vjen për personat me sëmundje kronike, hipertension, diabetikët, asmatikët etje.
“Meqë indeksi UV do të jetë shumë i lartë ,rekomandohet që të kufizohemi sa më shum nga rrezet e diellit,nga ora 10-17,sidomos personat me sëmundje kronike, hipertension , diabetikët, asmatikët etje, të bartim syze mbrojtëse nga rrezet e diellit, ombrellë, rroba me ngjyra të lehta, krema adekuate për mbrojtjen e lëkurës, pastaj të pijmë ujë sa më shpesh, jo lëngje të gazuara etj”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27- 31gradë Celsius.
Gjatë javës temperaturat maksimale në Kosovë pritet të arrijnë deri në 37 gradë Celsius./teve1.info/