Site icon PrishtinaPress

Temperaturat e larta – ekipe mjekësore në sheshet e Prishtinës, qytetarët të kënaqur

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunë e Prishtinës ka angazhuar ekipe mjekësore që të ofrojnë shërbime në sheshet e kryeqytetit.

Një ekip shëndetësore të martën ishte vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti”, e që ofronte shërbime në rast nevoje për qytetarët për shkak të temperaturave të larta. Numri i të interesuarave ishte i madh

Doktoresha e Mjekësisë Familjare në “Breg të Diellit”, Aneshe Zejni, tregoi për shërbimet që i ofrojnë.

“Bëjmë matjen e tensionit arterial dhe u tregojmë qytetarëve se si të mbrohen prej temperaturave të larta”.

“Më të rrezikuarit janë personat që janë të moshës më të vjetër, personat me sëmundje kronike dhe zakonisht japim këshilla”, u shpreh ajo, teksa apeloi te qytetarët që t’i reduktojnë lëvizjet në temperatura të larta.

“Që nga mëngjesi kur keni filluar, deri më tash kemi 7 qytetarë që bëjnë matje të tensionit”, tha ajo.

Të kënaqur me këto shërbime u shprehen edhe qytetarët. Ata kërkuan që të njëjtat shërbime të jenë më të shpeshta.

“Janë të mirëseardhura, kish me qenë mirë me qenë në mënyrë permanente e jo kohë pas kohe për arsye se qytetarët disa kanë kohë e disa nuk kanë mundësi”, u shpreh Rrahim Kongjeli.

E një mërgimtar, u shpreh falënderues për këto shërbime.

“Është hera e parë që kam pasur këtë rast dhe është e mirëseardhur dhe ne mërgimtarët është mirë, për shkak të temperaturave”, tha një mërgimtar.

Exit mobile version