Site icon PrishtinaPress

Temperatura të larta dhe vapë, personat me sëmundje kronike rekomandohet të mos ekspozohen në diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell.

IHK njofton se në fushat termike do të ketë rritje të lehta në vlerat e maksimaleve për 1-2 gradë Celsius.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 15 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet do të lëvizin ndërmjet 29 dhe 33 gradë.

Gjatë këtyre ndryshimeve do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë kryesisht nga veriu dhe verilindja.

Ky mot me këto temperatura tipike verore është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore.

Shkalla e lartë e avullimeve do të krijojë vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartshënuara.

Meqë indeksi UV do të jetë shumë i lartë, rekomandohet që të kufizohemi sa më shumë nga rrezet e diellit, nga ora 10:00-17:00, sidomos personat me sëmundje kronike, hipertension , diabetikët, asmatikët etj.

Po ashtu rekomandohet të bartim syze mbrojtëse nga rrezet e diellit, ombrellë, rroba me ngjyra të lehta, kremra adekuate për mbrojtjen e lëkurës, të pimë ujë sa më shpesh.

 

Exit mobile version