Site icon PrishtinaPress

Temperaturat minus, qytetarët presin me orë për tu pajisur me viza (Video)

Në këto temperatura minus, shumë qytetarë kanë pritur sot para Ambasadës Gjermane.

Për aplikim dhe marrje të vizës për këtë shtet, kosovarët po presin me orë të tëra para ambasadës për shkak të procedurave tejet të zgjatura, shkruan Indeksonline.

Një qytetar i frustruar me këtë gjendje ka publikuar një video duke treguar pritjet e qytetarëve.

Ndërkohë, demarkacioni as seancën e djeshme nuk përfundoi, por u shtye për një datë të pacaktuar.

Derisa, Kuvendi nuk miraton demarkacionin, kusht i vënë nga BE për të fituar vizat, qytetarët do të vazhdojnë të presin për shkak të regjimit të vizave.

Exit mobile version