Site icon PrishtinaPress

Televizioni publik gjerman: 100 mijë kosovarë synojnë ikjen, dëshpërohen dhe nuk kanë pritje nga politika e Albin Kurtit

Televizioni publik gjerman, ARD, ka shkruar disa rreshta për Kosovën në përvjetorin e 14 të Pavarësisë.

Mediumi publik atje i ka thënë fokus ikjes masive së kosovarëve për në Gjermani.

“Papunësia është shumë e lartë, shumë të rinj nuk shohin perspektivë në vendin e tyre. Kosova ende nuk ka liberalizim nga Bashkimi Europian. Si rezultat, vetëm në muajt dhjetor dhe janar mbi 100 mijë persona kanë aplikuar për viza të punës në ambasadën e Gjermanisë në Kosovë. Rreth 460 termine jepen çdo muaj”, thuhet nga televizioni publik gjerman, ARD, transmeton Insajderi.

ARD thotë se qeverisja e Albin Kurtit nuk ka përmbushur pritjet dhe shpresat e kosovarëve.

“Sondazhet e fundit tregojnë rënie për qeverinë që në krye të shtetit është që një vit”, thekson televizioni publik gjerman./Gazeta Insajderi/

Exit mobile version