Site icon PrishtinaPress

Telekomi – një çështje e re Prishtinë – Beograd, reagon qeveria e Kosovës

Një çështje e re është shfaqur në marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.

MTS, kompania bijë e grupit Telekom Serbia e cila operonte në Kosovë, I është tërhequr licenca operative.

Sipas organeve qeveritare kosovare, kompania shfaqte, parregullsi administrative. Parregullsia qëndronte në pasaportën e një prej anëtarëve të bordit drejtues, e cila është e lëshuar nga Republika e Serbisë. – Advertisement – 

Por kompania e kundërshton këtë vendim të qeverisë së Kosovës.

“Është e qartë që vendimi iautoriteteve në pushtet aktualisht në Prishtinë, ka për qëllim të ushtroj presion mbi pjesën e investimit më të rendësishëm të kompanisë (Telecom Serbia) në territorin në pronësi të shtetit të Serbisë.”- tha Vladimir Lucic

Ndërkohë Prishtina deklaron se po mbron sundimin e ligjit me iniciativa kundër korrupsionit.

Një zëdhënës i qeverisë kosovare, u kontaktuar nga Euronews, pohon se kompania duhet ta respektoj ligjin dhe strukturat demokratike të vendit në të cilin operon.

“Pavarësisht se sa e rëndësishme mund të jetë kauza e një kompanie, ekziston subjekti i ligjit dhe duhet ta respektoj atë, si dhe strukturat demokratike të vendit në të cilin operon.”

Bashkimit Europian ka thënë se është “vigjilent” ndaj situatës, në vendin që synon të jetë kandidat për integrim. Komisioni europian ka pohuar për Euronews se është duke diskutuar me të gjitha palët e përfshira.

Por skenari nuk është I ri për panoramën mediatike të Kosovës. Jo më shumë se disa javë më parë, qeveria vendosi të pezullojë aktivitetin e një prej stacioneve televizive më të mëdha të vendit, Klan Kosova, gjithashtu me pretendimin se shfaqte shkelje administrative.

Në fund, një vendim i gjykatës i lejoj kanalit kritik ndaj qeverisë, të vijojë transmetimin.

Gazetarët e Kosovës protestuan të hënën e 31 korrikut kundër vendimit të Qeverisë për të pezulluar licencen e televizionit.

Por tani gjithnjë e më shumë zëra, akuzojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për praktika tepër autoritare.

Exit mobile version