Site icon PrishtinaPress

Telegram ngushëllimi i ministrit Kujtim Gashi me rastin e vdekjes së kantautorit të mirënjohur shqiptar Irfan Blakçori

E nderuara familja Blakçori,

Lajmin për vdekjen e më të dashurit tuaj, njëkohësisht kantautorit të mirënjohur shqiptar, e morëm me pikëllim të madh.

Irfani u nda nga kjo jetë për të lënë pas vetes vepra të shumta dhe me vlerë. Krijimtaria dhe produktiviteti i punës së tij do të mbeten të paharruara për të gjithë ne. Realizimet e tij kanë begatuar thesarin e muzikës së lehtë shqipe.

Me kontributin dhe punën e tij ai ka fituar respektin e të gjithëve që e kanë njohur, sidomos atyre në botën e muzikës. Padyshim mbetet një nga artistët më prodhimtarë, i cili ka bërë publikun për vete me zërin e tij unik si dhe tekstet e bukura që shkruante.

Ne e kujtojmë me respekt angazhimin e tij të çmuar që ka dhënë në fushën e muzikës së lehtë shqipe.

Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Irfan Blakçorit.

Sinqerisht,
Kujtim Gashi
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Exit mobile version