0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Telegrafi i Beogradit: 24 shtete nën presionin e Perëndimit për Kosovën

Mediumi nga Beogradi Srpski telegraf shkruan se në Prishtinë është pajisur me dokumentin në të cilin gjendet regjistri me 24 shtete ndaj të cilave Perëndimi duhet bëjë presion në mënyrë që Kosova të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare e detyrë të parë e kanë Interpolin.

Në regjistrin e shteteve, sipas këtij shkrimi, janë 22 shtete që s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës por edhe ato që e kanë njohur – Sllovenia dhe Egjipti, ashtu që ndaj Lubjanës presion do të bëjë Austria, ndërsa ndaj Kajros presion do të bëjnë – Franca, Austria dhe Emiratet e Bashkuara.

Në regjistrin e shteteve ndaj të cilave duhet bërë presion, pos Sllovenisë dhe Egjiptit që e kanë njohur Kosovën, janë edhe shtetet që s’e kanë njohur – Algjeria, Armenia, Bahami, Butani, Bolivia, Gjeorgjia, Xhamajka, Mauriciusi, Meksika, Maroku, Nepali, Nigeria, Rumunia, Sejshelet, Saint – Martin, Sllovakia, Saint Vincent e Grenadiri, Trinidad dhe Tobago, Tunisia, Ukraina, Vatikani dhe Zambia.

Për disa nga këto vende, gjithnjë sipas këtij shkrimi, janë ngarkuar disa vende, e transmeton koha.net, më së shumti punë do të ketë Austria, e cila e vetme ose me vende të tjera “mbulon” Sllovakinë, Slloveninë, Vatikanin, Butanin, Meksikën…

Presioni do të bëhet nga vendet perëndimore SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Italia, Kanadaja, Gjermania por edhe Emiratet e Bashkuara…

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img