0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Telefoni, tableti – dy orë qasje në ditë

Në vitet e fundit jeta jonë është bërë e varur nga përdorimi i ekraneve aq shumë, sa shumica përdorin apo zotërojnë ndonjë telefon a tablet

Adoleshentët janë një nga përdoruesit më të mëdhenj të këtyre ekraneve. Pyetja është: kur bëhet përdorimi i telefonit i tepërt?

Rekomandimi: Sipas studimeve të ndryshme, adoleshentët nuk duhet të kenë më shumë se dy orë qasje në kompjuter, telefon, apo televizor, së bashku.

Por, në të vërtetë, shumica e njerëzve kalojnë shumë më shumë kohë sesa që duhet duke shikuar në ekran. Ky keqpërdorim i telefonit mund të shkaktojë probleme të shumta.

Disa nga këto probleme janë pagjumësia, plogështia, humbja e fokusit, the simptoma të ndryshme të ankthit dhe depresionit.

Pse duhet të qëndrojmë sa më larg ekraneve?

Që të kuptojmë se sa e rëndësishme është të kufizojmë përdorimin e telefonit, së pari duhet të kuptojmë së çdo minutë në ditë ka një rëndësi të madhe. Dita është e shkurtër ndërkohë që çdo veprim i yni si ecja, vrapimi, të ulurit, të fjeturit etj, e ndikon veprimin tjetër.

Pra, nëse një fëmijë rri tërë ditën duke shikuar video në YouTube, atëherë ai ose ajo do të ketë më pak aktivitet fizik dhe do ta ketë më të vështirë të fle. Kjo mund të shkaktojë një cikël letargjie, në të cilin fëmija do të ndihet i lodhur çdo ditë.

Si të rrimë larg ekraneve?

Nuk është lehtë të ndalim përdorimin e ekraneve, por ka metoda të ndryshme për t’ju ndihmuar në arritjen e këtij synimi. Disa nga këto metoda janë të shënuara më poshtë:

▪ Ndihmojini fëmijët tuaj të flenë, pa pasur një telefon afër. Që ta kenë më të lehtë gjumin, ata duhet të mos e përdorin telefonin 30 minuta para gjumit. Kjo i ndihmon që të flenë më lehtë dhe të kenë më shumë energji në mëngjes.

▪ Bëni më shumë aktivitete fizike me fëmijët tuaj. Kështu fëmijët tuaj do të kalojnë më shumë kohë në natyrë dhe më pak duke ndenjur ulur e duke shikuar televizor, apo duke luajtur në telefon.

▪ Vendosni limite, si psh, të mos përdorin telefonat gjatë darkës apo të mos përdorin telefonin pas një kohe të caktuar.

▪ Bëni një ditë një javë ku do ta përdorni telefonin vetëm kur është e domosdoshme.

▪ Që t’i bëni të gjitha këto më të lehta, edhe ju si prind, duhet të kaloni më pak kohë në telefon.

Sh.O.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img