0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Telefonata me Erdoganin, Putini qet kushte për ndërprerjen e luftës në Ukrainë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se operacioni ushtarak i Rusisë do të ndërpritet vetëm nëse Kyivi pushon së rezistuari dhe i përmbush të gjitha kërkesat e Kremlinit, raporton The Guardian.

Putini i tha presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në telefon se negociatorët e Ukrainës duhet të kenë një qasje më “konstruktive” në bisedimet me Moskën për ta marrë parasysh realitetin në terren.

Putin, komentet e të cilit u publikuan në Kremlin, tha se “operacioni i tij special” në Ukrainë po shkon sipas planit, përcjell Gazeta Express.

“U theksua se pezullimi i operacionit special është i mundur vetëm nëse Kyivi ndalon operacionet ushtarake dhe përmbush kërkesat e njohura ruse”, tha Kremlini.

Rusia e quan luftën e saj ndaj fqinjit ish-sovjetik “operacion special” që synon t’i shkatërrojë aftësitë ushtarake të Ukrainës, ta pastrojë vendin nga “nacionalizmi” dhe ta bëjë atë “shtet neutral”.

Putini i tha Erdoganit se Moska është e hapur për dialog me autoritetet ukrainase, por tha se shpreson se negociatorët ukrainas do të kishin “qasje më konstruktive” në rundin e ardhshëm të bisedimeve.

“Shpresohet që gjatë rundit të ardhshëm të planifikuar të negociatave, përfaqësuesit e Ukrainës do të tregojnë një qasje më konstruktive, duke marrë plotësisht parasysh realitetet në zhvillim”, tha Kremlini.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img