1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Telefona, USB, dronë, vetura e kamera – PSRK zbulon krejt çka u sekuestrua në aksionin e sotëm në veri

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës të cilët mëngjesin e sotëm kanë kryer bastisje në pesë lokacione të ndryshme në veri të vendit, përfshirë pronat e Milan Radoiçiqit, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria Speciale njofton se operacioni policor ndërlidhet me sulmin terrorist të datës 24.9.2023, në  fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, si dhe urdhër kontrolli është zhvilluar në pronat e të dyshuarve  M.R dhe V.R. dhe në hapësirën e një objekti ndihmës të Spitalit Rajonal në Mitrovicë-Veri.

Pas realizimit të urdhër kontrollit në pronat e të dyshuarve janë sekuestruar në cilësi të provave materiale:

  • 2 Automjete  Mercedes
  • Argjend  4.84 Kg
  • 2 Motor 4X4
  • 1 Barkë-Anije                      
  • 7 DVR                      
  • 2 Pllaka antiplumb me dy mbrojtës       
  • 3 Thika         
  • 2 Rutera                   
  • 2 Çelësa të veturave
  • 5 Gëzhoja
  • 1 Dronë
  • 5 USB
  • 1 Kamera GoPro- SSD
  • 1 Video kamerë me kartelë
  • 1 Shënjestër optike
  • 1 Spray
  • 7 telefona celular”, thuhet në komunikatë

Po ashtu, PSRK do të parashtrojë urdhrin ndalues në Gjykatën kompetente për sekuestrim të një vile buzë liqenit të Ujmanit, një penthouse dhe një lokali që janë në pronësi të Radoiçiqit.

Prokuroria Speciale njofton se Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhimet e saja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img