1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Telashe mes vëllezërve në Obiliq, 41-vjeçari i dërgon mesazhe kërcënuese viktimës

Konfliktet mes vëllezërve në qytetet e ndryshme të vendit, shpesh herë përfundojnë me sharje e ofendime ndaj njëri-tjetrit. Ata madje me raste eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike, duke u dashur kështu intervenimi i Policisë për të zgjidhur telashet..

Një rast i tillë ka ndodhur në fshatin Milloshevë të Obiliqit, ku një person dyshohet se ka kërcënuar vëllain e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 38-vjeçari ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se ka pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese nga vëllai i tij më i madh.

Si rezultat i denoncimit, 45-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’ dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img