1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Tekstet për edukatën seksuale, Krasniqi: Nagavci ka probleme serioze me veten e pastaj me të tjerët

Zyrtarja e LDK-së, Linda Krasniqi, e cila pritet të jetë kandidate e kësaj partie për deputete, ka kritikuar ministren e Arsimit, Arbëria Nagvcin, për tekstet mbi edukatën seksuale që parasheh aktivitet të papërshtatshme për nxënësit.

Ajo ka vlerësuar se Nagavci ka probleme serioze me veten e pastaj me të tjerët.

Në profilin e saj në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se kurikula në djalë parasheh veprime që cenojnë privatësinë dhe sigurinë e fëmijëve në shkolla.

Zonja Nagavci ka probleme serioze me veten e pastaj me të tjerët!!! Një aktivitet i papërshtatshëm dhe i papranueshëm në tekstet shkollore, që nxit nxënësit të prekin njëri-tjetrin për të “ndjerë emocionet”, ka ngritur shqetësime serioze. Ky veprim cënon privatësinë dhe sigurinë e fëmijëve dhe tregon për mungesën e mbikëqyrjes nga Ministria e Arsimit. Kërkohet përgjegjësi dhe veprim urgjent për të mbrojtur fëmijët tanë dhe për të siguruar standarde etike në arsim! As edhe një ditë e vetme nuk shkon pa skandale!”, ka shkruar Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img