3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Teknologjia e re e karikuesit ChargePoint EV synojnë transformimin e përvojë së karikimit

Zinxhiri më i fortë është po aq i fuqishëm sa hallka e tij më e dobët – është një e vërtetë universale që vlen pothuajse për gjithçka. Merrini si shembull veturat elektrike – nuk ka dyshim se ato kanë faktor të madh për ndryshimin e industrisë, janë argëtuese për të vozitur dhe kanë potencialin për ta bërë jetën tonë më të lehtë.

Por ato kanë një pikë kryesore të dobët – karikimin. E gjithë përvoja e zotërimit të një EV mbështetet në atë se sa i përshtatshëm – ose jo – është vetë karikimi.

ChargePoint, një kompani e infrastrukturës për karikimin e veturave elektrike me bazë në Kaliforni, është një nga firmat më të mëdha në këtë fushë. Që nga janari i kaluar, kompania kishte 225,000 lokacione karikimi të shpërndara në 14 vende, raporton Arena EV

Deklarimi i fundit i patentave e vendos përvojën e klientit si synim kryesor, duke e bërë potencialisht karikimin e veturave elektrike një çështje shumë më të thjeshtë.

Të gjithë e dimë ose të paktën kemi dëgjuar se çfarë ndodh kur arrijmë në një pikë publike karikimi. Mund të jetë një pikë e gabuar e karikimit – shumë e ngadaltë për veturën tonë. Ajo që na nevojitet tani është e zënë, dhe kjo do të thotë gjysmë ore pritje – kjo është para se të mund të fusim prizën për karikimin e veturës.

Ideja pas patentës është e thjeshtë – një kabinet karikimi që mund të përdoret nga shumë vetura. Pastaj është pjesa e zgjuar – karikuesi zbulon se cila veturë ka nevojë për më shumë energji, cila mund të karikojë më shpejt dhe cilën duhet të karikojë më ngadalë.

Nuk ka më nevojë të kërkoni një karikues specifik, thjesht futeni veturën tuaj në prizë dhe lëreni elektronikën të bëjë punën e vet. Është e qartë dhe e thjeshtë dhe megjithatë nuk është një praktikë e zakonshme.

Megjithatë, teknologjia shkon edhe më tutje. Kur në këtë kabinet janë lidhur shumë vetura, ajo mund të ketë përparësi në varësi jo vetëm të fuqisë që ata mbështesin, por se cila është lidhur e para.

Teknologjia mund të ketë përparësi midis atyre që paguajnë abonime premium dhe atyre që thjesht kanë nevojë për një rimbushje të shpejtë. Të kesh dy vetura që tërheqin energji të ndryshme të lidhura me një karikues nuk është më problem – karikuesi mund të manovrojë fuqinë sipas nevojës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img