Site icon PrishtinaPress

“Tek e ëma s’vinte sa ish gjallë”, reagon vëllai i Armend Mujës pasi ai e quajti të painformuar

Gazmend Muja vëllai i deputetit të VV-së, Armend Muja vazhdimsht kanë pasur përplasje në publik në mes vete.

Gazmend Muja para disa ditësh u shpreh se zgjidhja për krizën energjetike të Kosovës do të ishte Hashim Thaçi, ish presidenti i Kosovës.

Kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur Armend Muja, duke thënë që me vëllain nuk pajtohet qe 20 vjet për politikë.

“Unë besoj që Gazmendi është i painformuar, ekspertiza e tij është zero në këtë fushë, opinioni i tij është i manipuluar”, tha ai.

Por, në anën tjetër, është kundërpërgjigjur Gazmendi me anë të një porosie ku thotë: “Unë – Big Brother [vëllau i madh]”.

Ai e ka vendosur në profilin e tij në Facebook [pin to top] edhe një poezi nga Dritëro Agolli të quajtur “Tek e ëma s’vinte sa ish gjallë” . Nuk dihet nëse kjo poezi ka të bëj me marrëdhënien e tij me të vëllain.

Exit mobile version